KQZ decertifikon katër kandidatë në listat e dy partive shqiptare para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka njoftuar se është miratuar vendimi i PZAP-së për de-certifikimin e katër kandidatëve për deputetë

 

 

Ai theksoi se tre kandidatët janë nga partia Euroatlantike dhe një nga partia Fjala.

“Tre kandidat nga partia politik Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për t’u larguar për çështje personale. Zyra i ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”.

“Një kandidate Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për de-certifikim. Tre persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”