Kosovën e mbulon mjegulla, nuk parashikohen reshje shiu

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Përkundër vranësirave, meteorologët nuk parashikojnë reshje shiu në vend.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius deri 6 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.