Kosovari shkakton aksident fatal në Shqipëri

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën pasi është përplasur nga një veturë me targa kosovare në autostradën Fier-Lushnje.

Raportohet se viktimë e këtij aksidenti është G.H. i cili ishte duke udhëtuar me motoçikletë në momentin e përplasjes

Ende nuk dihen shkaqet e plota të këtij aksidenti që ndodhi në orët e vona të së enjtes , ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Siç njofton Ora News lidhur me këtë rast është arrestuar 36 vjeçari F.E banues në fshatin Novosellë të Pejës për të cilin raportohet se në gjendje të dehur kishte humbur kontrollin e mjetit kdhe më pas e kishte shkaktuar aksidentin.