Kosova po ndahet etnikisht dhe në siguri

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka thënë se nëse Forcat e Armatosura të Kosovës nuk shkojnë në veri, atëherë është tregues se vendi po ndahet etnikisht edhe në fushën e sigurisë.

Ajo në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të mos ia plotësojë asnjë kërkesë Listës Serbe derisa ajo mbron interesin e Beogradit.

Sipas saj, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do ta bëjë Kosovën shtet jofunksional.