“Kosova me skandale të korrupsionit” (VIDEO)

Kosova po përballet me skandale të korrupsionit dhe prokurimi publik ka sfida të ndryshme.

Kështu është shprehur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ai këto komente i bëri me rastin e nënshkrimit të memorandum bashkëpunimi me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

“Jemi krejt dëshmitar të skandaleve të njëpasnjëshme korruptive dhe akuza për kontrata të fryra dhe prokurimit publik në Kosovë. Kur është në pyetje një punë private njerëzit mund të vendosin qysh e duan… për arsye çfarë duan, kur zyrtarët marrin vendime për  qytetarët e Kosovës ata duhet të mendojnë për interesin e qytetarëve se si të shpenzojnë fondet publike dhe jo për përfitimet e tyre personale”, tha O’Connell. 

E ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili u shpreh se kjo ministri është munduar që të ndalojë keqpërdorimin e parasë publike, dhe një gjë e tillë sipas tij është vërejtur.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu,  tha se Kosova duhet t’i qaset seriozisht menaxhimit të parasë publike

Falënderues për nënshkrimin e këtij memorandumi u shprehen edhe kryesuesi i Bordit të KEK’ut, Faruk Hajrizi dhe drejtori i AQP’së, Behxhet Rrukiqi.

VIDEO: