Konjufca: Thaçi po sillet sikur të ishte parti politike që ka fituar 40 për qind në zgjedhje

Ministri i jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, në T7, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po sillet sikur me qenë parti politike e quajtur “Hashim Thaci” dhe e cila i ka fituar 40% të zgjedhjeve.

“Presidenti po sillet sikur ai me qenë parti politike, dhe i ka fitu zgjedhjet. Po mendon se ka qenë partia politike e quajtur ‘Hashim Thaci’ dhe ka fituar 40% në zgjedhje, dhe po do ta formojë qeverinë ai. Nuk mundet kështu”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ministri thotë se presidenti nuk mund të thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundi ta bëjë qeverinë.

“Ai nuk mundet me thanë VV-ja provoi me bo qeverinë por nuk mundi. Kjo është gabim”, ka thënë Konjufca.

“VV-ja e ka bo qeverinë. Thjesht u rrëzuar me mocion të mosbesimit për shkak se partneri i koalicionit e ka votu mocionin”.

Në fund, Konjufca tha se Thaçi duhet t’i referohet VV-së si parti fituese e zgjedhje, në mënyrë që të mos devijohet vullneti i qytetarëve.

“Tash Presidenti duhet t’i referohet VV-së, partisë fituese, për mos me deviju vullnetin e qytetarëve”, shtoi Thaçi.