Konjufca: “Nuk ua merr mendja juve, se sa shumë ka ngjasu programi i LDK-së me të LVV-së”

Nënkryetari i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka folur për pajtueshmërinë mes dy partive, LVV dhe LDK.

 

Ai tha se programi i dy partive ngjason shumë

 

 

“Nuk ua merr mendja juve, se sa shumë ka ngjasu programi i LDK-së me të LVV-së. Ka pas pajtushmëri të nivelit të lart mes LVV dhe LDK-së.”, u shprehë ai.

Ndërsa për dialogun, Konjufca tha se ka qëndrim unik mes dy subjekteve.

“Ne si opozitë ka pas një qëndrim shumë unik të LVV-së dhe LDK-së për dialogun. Kurrë nuk ka pasur pajtim më të madh mes dy partive se në vitet 2017,2018 dhe 2019. “, tha Konjufca.

Kurse për prezencën e presidentit Hashim Thaçi në dialog, ai u shprehë se kjo nuk i takon presidentit.