Konjufca: Kur ka fol Albini me Thaçin për Specialen, ish-presidenti thoshte se duhet të pastrohemi

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti gjithmonë ka mbrojtur UÇK-në dhe se gjithmonë ishte kundër votimit të Gjykatës Speciale.

“Kur ka fol Albini me Thaçin për Specialen ka thënë se po bëni gabim që po e qoni me e votu këtë gjykatë, sepse kështu po e bëni një dëm të jashtëzakonshëm UÇK-së. Interpretimi i ish-presidentit ka qenë se duhet të pastrohemi, ai e qitke në njëfarë mënyrë se s’kemi qahre. E për më tepër vazhdojke me thënë se këtë gjykatë e krijon OKB-ja.Këto pra kanë qenë”, tha Konjufca në RTK.

Ai tutje shtoi se janë bërë gabime të njëpasnjëshme politike nga Thaçi.

“Ajo ku mendoi se janë bërë gabime të njëpasnjëshme nga ish-presidentit dhe s’mund ti numërojmë gabimet e tij politike. P.sh, i pari ka qenë që Serbia në njëfarë mënyrë të amnistohet e me të të merret rruga e afrimit dhe bashkëpunimit, për të treguar njeriun e moderuar e të qiten me një anë tjetër krimet e Serbisë e të mos përmenden fort, e mos me pas vullnet politik që drejtësia të veprojë në atë anë. Mendoj se ka qenë gabim nga ana e Kosovës që na ka kushtu shumë sepse Serbia u ndjeh komode, Serbia lavdërohej nga Bashkësia Ndërkombëtare e kur ne e pritëm duar hapur Vuciq-it iu përmirësua imazhi e u bë njeri i i Evropës”, shtoi ai.