Konjufca ka larguar nga zyra e kryeparlamentarit truporen e Adem Jasharit të cilën e mbante Veseli

Në Zyrën e Kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ndryshuar edhe truporet ose figurat të cilat i kishte vendosur ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Konjufca i cili është zgjedhur kryetar i Kuvendit ka vendosur të ndryshojë edhe figurat në zyrë – ku heroi i Kosovës, Adem Jashari nuk është pjesë e tyre.

Ay nuk mund të shihet as truporja e Adem Jasharit e as ajo e Nënë Terezës e përkrenarja e Skënderbeut është zëvendësuar me një figurë tjetër të tij.

Se cili ka qenë qëllimi i ndryshimit të këtyre figurave dhe pse aty nuk janë Nënë Tereza dhe Adem Jashari ndoshta do të mund ta shpjegonte vet kryeparlamentari Konjufca.