Komuna nuk ua bën qarën, gjakovarët e “rregullojnë” rrugën

Banorët e fshatit Bitesh, në Gjakovë kanë vendosur që të rregullojnë sado pak rrugën e këtij fshati.

Me mjetet e tyre vetanake ata të shtunën ia kanë mësyer punës që t’i mbushin gropa e rrugës.

Në fotografi shihet se komuna e Gjakovës nuk e ka shtruar këtë pjesë në asfalt dhe pas vështirësive të qarkullimit e sidomos gjatë stinës së dimrit, banorët janë detyruar të marrin vet këtë inciativë.