Komuna e Prishtinës vetëm 2.6% të buxhetit e shpenzon në investime kapitale( VIDEO)

Në tre mujorin e parë të vitit 2018 komuna e Prishtinës ka shpenzuar vetëm 2.6% të buxhetit për investime kapitale.

Nga 15.46% e buxhetit total të shpenzuar në këtë tre mujor nga komuna, rreth 28% e tij ka shkuar për shpenzime komunale, 24% për paga, e rreth 19% për mallra dhe shërbime.

Këtë gjë e arsyeton zëdhënësi i komunës Adonis Tahiri.

Sipas tij, investimet kapitale nuk kanë mundur të bëhen në tre muajt e parë të vitit.

 

Komunës së Prishtinës shumë herë brenda mandatit të Shpend Ahmetit, i ka ndodhur që t’i mbesin shumë para nga buxheti vjetor.

 

Për asamblistin e LDK-së, Agim Gashi, tre mujori i parë ka qenë tre mujor i dështuar.

 

Për Admir Admir Shalën nga organizata INPO e cila monitoron komunën e Prishtinës, është vërejtur se komuna ka pasur ngecje në shpenzim të buxhetit.

Komuna e Prishtinës ka marrë kritika të forta edhe në vitet e kaluara, pasi nuk ka arritur ta shpenzojë buxhetin vjetor të planifikuar.

 

VIDEO: