Komisionit Parlamentar për Edukim i Shqipërisë sot në Kosovë

Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, nga sot deri më 18 prill do ta vizitoi Kosovën.

Ky delegacion do të ketë takim me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit, me ministrin për Arsim, si dhe do të vizitojë institucione shkollore dhe shkencore të Kosovës.

Ata sot do takohen me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj do të vizitojnë në Shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, Institutin Albanologjik të Prishtinës, Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” dhe familjes Jashari, në Prekaz, si dhe Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.