Klinton: NATO e nisi luftën, paqen e fituan qytetarët e Kosovës

Në nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ish-presidenti i ShBA-së, Bill Klinton, ka mbajtur fjalim për këtë rast madhështor.

Ai në fjalimin e tij ka thënë që NATO e ka fituar luftën, mirëpo paqja duhet të fitohet nga qytetarët.

Kjo është një pjesë nga fjalimi i ish – presidentit Klinton:

Ju falënderoj shumë për punën që e keni bërë gjatë 20 viteve të fundit.  Është një porosi e rëndësishme sot dëshiroj të flas për të ardhmen por së pari do thotë një rrëfim të shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mikpritje. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vet dhe gjithherë do të jetë nder i madh në jetën e time që të përqendrohem me ju kundër spastrimit etnik dhe për liri. Jam mirënjohës që jam këtu me ju me shumë njerëz që kanë qenë atëherë bashkë gjatë luftës. Çdo ditë që qëndroj në zyrën tim e shikoj fotografinë për të ia kujtuar vetit se çfarë ka qenë qëllimi kryesor i politikës. Kur kam qenë në Ferizaj kam thënë. 79 ditë të sulmeve ajroje nga NATO mund ta kenë fituar këtë luftë, por qytetarët e Kosovës mund ta fitojnë ë paqe. 20 vite më vonë unë mendoj që keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka vetëm pak fitore apo humbje që janë të përhershme. u duhet të ngritni dhe të punoni për atë që është e rëndësishme. Ne jemi përpjekur që ta ndalim dhunën në Bosnje. E mrekullueshmja e botës moderne është që me të gjitha ndërhyrjet e medieve. Kosova me NATO është ngritur për diçka më të madhe se sa vetvetja. Kështu që para se ti mendoni të gjitha gjërat që ti bëni jini mirënjohës që në rrugëtimin e gjatë të këtyre 20 viteve paqja ka mbizotëruar. Krediti për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës.