Kjo është atmosfera në fshatin e lindjes së kryeministrit në ardhje

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë Qeverinë e re. Kësaj qeverie do t’i prijë Avdullah Hoti.

 

Lajmi.net është duke qëndruar në fshatin e lindjes së Hotit, në Ratkoc, ku gazetarët njoftojnë se nuk ka ndonjë atmosferë feste, por gjendja është e zakonshme.

Ndryshe, bashkëvendësit i gëzohen zgjedhjes së Hotit si kryeministër të Kosovës.