Kiçmari: Serbia dhe Rusia po lobojnë kundër Kosovës (Video)

Kosova ndodhet në momente të rëndësishme historike te shtetndertimit të saj.

Per këtë ka nevojë për një trup diplomatik sa më aktiv dhe lobues në arenën ndërkombëtare për çështjet kryesore me të cilat ajo përballet .

Kështu po vlerëson ambasadori Sabri Kiçmari, i cili në një intervistë për Tribuna Channel theksoi se politika e jashtme është zhvilluar konform situatave që janë krijuar në rajon.

Sa i përket procesit të njohjeve Kiçmari pranoi se nuk po ecën me ritmin e duhur .

Ai theksoi se Serbia në bashkpunim me Rusinë kanë lobuar shumë madje dhe me mjete të paligjshme për të penguar procesin e njohjeve për Kosovën.

Kiçmari foli dhe për mënyrën e përzgjedhjes së ambasadorëve.

E sa i përket ambasadorëve vetëm para pak ditësh pak një emërim mjaft të shumpërfolur në politikën kosovare.

Gjergj Dedaj në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ditë më parë i quajtu shtriga të Ballkanit turqitë dhe serbët. E kjo ngjalli mjaft reagime.

Por vetëm disa ditë më pas atij iu caktua detyra e ambasadorit në Maqedoni.

E turqit atje po kundërshtojnë emërmin e tij në këtë pozitë.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: