Këto janë votat që ende nuk janë numëruar

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit po arrin drejt fundit. Tashmë kur kanë kaluar 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve kanë mbetur po numëruar edhe rreth 26 mijë vota.

KQZ, gjatë ditës së sotme do të numërojë 24 mijë votat me kusht dhe rreth 2 mijë vota të personave me nevoja të veçanta.

Këto vota do të numërohen pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës.

Ndërkohë që sot në orën 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Qendrës së Numërimit të Rezultateve për rinumërim të votave në disa vendvotimeve.