Këta janë të dyshuarit që sulmuan dy vëllezër me armë zjarri në Prishtinë

Të martën në mbrëmje dy persona kanë shtënë me armë zjarri  në drejtim të dy personave të tjerë, në Prishtinë. 

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Mësohet nga burimet se të dyshuarit janë Meriton Cakiqi dhe Valton Sadiku.

Po ashtu mësohet se viktimat kanë qenë vëllezërit Llalloshi.

Sipas burimeve, palët kanë pasur probleme më herët ndërmjet vete.

Daut Hoxha, zëdhënës në Polici, ka treguar se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje dhe se në rrugën “Nazmi Gafurri” janë gjetur disa gëzhoja.

This image has an empty alt attribute; its file name is 5-13-1024x498.jpg

“Sonte në ora 20:28 është raportuar se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar  ankuesit me ç’rast të njejtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtê tani me të njohur edhe për Policinë”, ka thënë Daut Hoxha.