Kështu funksionon qendra e numërimit dhe rezultateve

Brenda dy javë dite përfundon rinumërimi i 1428 vendvotimeve 

Vijnë një nga një e iu nënshtrohen një sigurie.

Para se të hynë në këtë detektor çantat dhe gjithçka tjetër duhet ti dorëzojnë në një zyrë të improvizuar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Më pas kryejnë një procedurë tjetër të identifikimit, kush janë kë përfaqësojnë dhe çfarë kohë kanë hyrë brenda.

E nga këtu, këta persona që janë përgjegjës për të vëzhguar e për të numëruar nisin punën.

Më pas ulen dhe fillojnë punën për çka edhe kanë ardhur.

Krejt këta njerëz brenda këtyre rrethojave janë shërbyes civil, që kontraktohen vetëm për procese zgjedhore nga KQZ.

Numri i tyre është goxha i madh.

Këta punonjës punojnë me dy ndërrime dhe me orar të plotë.

Por jo vetëm shërbyesit civil janë pjesë e kësaj salle.

Aty janë edhe përfaqësuesit e partive politike, të cilët njëkohësisht janë edhe vëzhgues të procesit.

E mundësia për t’u krijuar parregullsitë këtu, sipas Ahmetaj është e vogël.

Kutitë të cilat janë të mbushura me fletëvotime janë të mbyllura hermetikisht dhe gjithçka këtu është nën vëzhgimin e kamerave.

Në këtë sallë ndodhet edhe një televizor që rregullisht tregon numrin e rezultateve.

Mirëpo këtë pasdite ishte jashtë përdorimit për arsye që ende ishin duke punuar në data bazat e rezultateve.

Këtu tashmë kanë nisur rinumërimi i 1428 vendvotimeve.

Sipas koordinatorit të QNR-se Burim Ahmetija, procesi i rinumërimit do të përfundoj në afat prej afër dy jave.

I gjithë ky proces është nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, të cilët vazhdimisht qëndrojnë pranë kësaj qendre.