Këshilltari i Thaçit: Kurti sot i ka fyer 90% të qytetarëve, duke i quajtur ata pavetëdije

Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar pas postimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Behramaj ka thënë se Kurti sot e ndau popullin edhe në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, duke fyer poshtërsisht kështu mbi 90 për qind të qytetarëve më të drejtë vote.

Shkencëtarisht, Behramaj ka thënë se pavetëdije konsiderohet vetëm bota shtazore, e cila vepron me inercion.

Edhe diktatori i fundit në Ballkan, që për ta ruajtur higjienën publike nuk po ia përmendi emrin, Behramaj ka thënë se i ndante shqiptarët në të ndershëm dhe të pandershëm.

“Kur Gjykata Kushtetuese më 1 maj mori vendimin për pezullimin e dekretit të presidentit në orët e vona, Kurti e vlerësoi atë si vendim në interesin e publikut, që i shërbente administrimit të drejtësisë. Ndërsa, vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në orët e vona, sot e paska interpretuar sikur të ishte vendim i territ, sepse këtë radhë nuk po i konvenon!

Sot, po ashtu, Kurti e paska ndarë popullin edhe në të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, duke fyer poshtërsisht kështu mbi 90 për qind të qytetarëve më të drejtë vote.

Shkencëtarisht, pavetëdije konsiderohet vetëm bota shtazore, e cila vepron me inercion.

Edhe diktatori i fundit në Ballkan, që për ta ruajtur higjienën publike nuk po ia përmendi emrin, i ndante shqiptarët në të ndershëm dhe të pandershëm.

Shumica e atyre që ishin të ndershëm për dikatorin ballkanik, sot janë të radhitur përkrah Kurtit dhe janë pjesë e elektoratit të vetëdijshëm të tij!

Në fund, ai paska dashur të thotë: “Stalingradi ra, por beteja vazhdon!”, ka shkruar ai.