Këshilli i Prindërve kundërshton grevën e nesërme

Këshilli i Prindërve të Kosovës, ka reaguar pas apelit të SBASHK’ut drejtuar prindërve dhe nxënësve për grevën njëorëshe që do të mbahet nesër.

Përmes një njoftimi për media, Këshilli i Prindërve kanë falenderuar mësimdhënësit për sakrificën dhe kontributin që kanë dhënë në arsim, por kanë deklaruar se greva nuk është formë e zgjidhjes së problemeve që kanë ata.

Ata i kanë bërë apel Qeverisë dhe MASHT’it që të marrin masat e nevojshme si dhe të përmbushin obligimin që kanë ndaj mësimdhënësve.

Duke ju drejtuar SBASHK’ut nga Këshilli i Prindërve kanë bërë thirrje që të mos mbahen greva, sepse në këtë mënyrë do të pësojnë nxënësit.

Ndryshe, sot përmes një komunikate SBASHK’u ka bërë thirrje nxënësve që të mërkurën në orën e parë dhe të dytën të mos shkojnë në mësim.

Në njoftim thuhet se këtë vendim e kanë marrë, pasi, sipas tyre, Qeveria e Kosovës nuk mbajti fjalën në raport me punëtorët e arsimit.

Ky është njoftimi i Këshillit të Prindërve:

Apeli i SBASHK-ut drejtuar  prindërve dhe nxënësve të Kosovës për grevën një orëshe të paraparë për ditën e nesërme ka shqetësuar Këshillin e Prindërve të Kosovës,prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

Këshilli I Prindërve të Kosovës është i njoftuar me kërkesat legjitime dhe marrëveshjet e arritura me organet e Qeverisë së Kosovës të cilat ende nuk janë realizuar.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet e nëntdhjeta për mbajtjen gjallë të arsimit shqip të Kosovës dhe ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë qenë akter të këtyre viteve të vështira të arsimit shqip në Kosovë,andaj kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe të drejta, por nuk është e drejta, por në anën tjetër kundërshtojmë grevën si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhanësit.

Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ne I bëjm apel Qeverisë së Kosovës, MInistrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.

Njëkohësisht apelojmë SBASHK-undhe të gjithë mësimdhaënësit që të jenë  e matur dhe të kujdesëshëm dhe të bëjnë përpjekje për prolongimin e kësaj greve të paralajmëruar ,në mënyrë që mos të krijohen barriera dhe  paqartësi tek prindërit dhe nxënësit dhe mos të pësojnë ata që më së paku kanë faj në këtë proces,e që j anë nxënësit e Kosovës.