Kërcënon çetniku serb: Do të nisemi për në Maqedoni!

Çetniku serb Bratislav Zhivkoviq, i cili udhëhoqi vullnetarët çetnikë në Krime paralajmëroi ardhjen e tij në Maqedoni.
Ai kërcënon se “nëse kriza nuk mënjanohet sot (10 maj), lëvizja e tij do të reagojë. Do të paraqitet e Kumanovës në mbrojtje të banorëve serbë”.

Zhivkoviq reagimin e tij, të publikuar në Faceboook e titullon “Saopshtenje”!!! (Komunikatë!!!). Aty shkruan se grupi prej “70 shqiptarëve terroristë nga Kosova kanë hyrë në Kumanovë dhe kanë kryer aktin terrorist mbi Policinë ku kanë vrarë tre dhe plagosur 15 policë”.

Zhivkoviq bën me dije se ndihma është kërkuar nga serbët e Kumanovës, ndërsa përdor shprehjen “shiptari” e vendin tonë e quan “Kosovë e Metohi”./zhurnal.mk/