Kërcënohet personi që paditi Gjergj Dedajn (Video)

Drejtori i Financave në Prizren, Ertan Simitçi, ka marrë disa kërcënime nëpërmjet rrjetit social facebook,

Ai këto kërcënime i lidhë me rastin e Kallëzimit Penal ndaj ish zëvendësministrit Gjergj Dedaj të bërë ditë më parë.

Simitçi i kontaktuar nga Tribuna Channel, tha se Pas kallëzimit penal që ka bërë ndaj ish zëvendësministrit Gjergj Dedaj, ka pranuar dhjetëra mesazhe përkrahëse, por edhe kërcënuese me jetë.

E sipas Policisë rasti i kërcënimit ndaj Simitçi nuk është raportuar.

E me gjithë paralajmërimet e Simitçit, se rastin e kërcënimeve do ta raportojë në polici dhe se kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë, duket se kjo ende nuk ka ndodhur.

Tribuna Channel ka kontaktuar me zyrtarët për informim në Policinë Regjionale të Prizrenit, për ta konfirmuar rastin, por sipas Policisë ende nuk është bërë ndonjë denoncim.

Sipas tyre, Policia të gjitha lajmet për mesazhet kërcënuese në drejtim të drejtorit të financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, i ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medieve, por nuk ka pasur ndonjë denoncim nga askush.

E sipas tyre, Policia nuk e ka parë të nevojshme të fillojë ndonjë hetim për rastin në fjalë.

Për Tribuna Channel ai konfirmoi se rastin nuk e lajmëruar zyrtarisht në polici, por se ka biseduar me drejtorin e policisë dhe ai është i njoftuar me rastin.

 E po ashtu tha se pasi ka folur me drejtorin e policisë më nuk do të jap deklarata për media, por nuk tregoi se a është kjo kërkesë nga ai.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: