“I kemi, nuk i kemi votat. Bizare!”

Lëvizja Vetëvendosje beson se demarkimi i kufirit është i domosdoshëm, por ky lloj demarkimi është i dëmshëm.

Ata vazhdojnë të kundërshtojnë fuqishëm Marrëveshjen që përcakton kufirin me Malin e Zi, mbi pretendimet se humbet territor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, thotë në emisionin FaktPlus në TribunaChannel se vazhdon  të besoj se është vendosur vije e re kufitare me Malin e Zi duke u cënuar hapësira territoriale e Kosovës.

“NISMA dhe AAK ishte gjithmonë me ne në kuptim të rezistencës, por kur hynë në qeveri po shihet se si ndërrohen qëndrimet.”

Sipas tij, demarkimi është i domosdoshëm, por ky lloj demarkimi është i dëmshëm.

“Demarkacioni duhet të procedohet, nuk do të duhej të ishte interesim as i qeverisë dhe as i Kuvendit cështja e votës. I kemi, s’i kemi votat, është bizare!”

Ai shprehë habinë se përse Bashkimi Evropian dhe autoritetet ndërkombëtare kanë  një synim për trysni tek qytetarët që të japin territor për viza./GazetaTribuna/

VIDEO: