Katër persona të arrestuar për rastin e plagosjes së nipit nga xhaxhai në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e djeshme në Drenas, ku dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri nga xhaxhai i tij.

Policia ka njoftuar se viktima pas rastit ka kërkuar ndihmë mjekësore, dhe i njëjti është ndalur për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.