Kapen në flagrancë, policia arreston dy persona për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin nje vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

“Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar;

> K. Y, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

> Gj. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur që hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve.