Kapen me kokainë, arrestohen katër persona në Prizren

Janë arrestuar katër të dyshuar shtetas të Kosovës, (dy shqiptarë, një boshnjak dhe një turk), pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike 0.94 gram të llojit kokainë dhe 0.30 gram të llojit marihuanë.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë mëngjesin e së dielës në Prizren, raporton Indeksonline.

Të arrestuarit pasi janë intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.