Kamerat e Google Maps kapin ngjarjen e pazakontë në Tiranë: Fotografitë bëhen hit në internet

Një fotografi e çuditshme është kapur nga kamera e Google Street në Tiranë, konkretisht në rrugën ‘Violeta Manushi’. Aty shihen që janë përfshirë në një sherr dy djem dhe tri gra.

Në vitin 2018 Google Street ka regjistruar në kamerën e tyre disa nga rrugët më të rëndësishme në Shqipëri si dhe në kryeqytetin e saj Tirana, të cilat më pas janë shfaqur në Google Maps.

E gjatë regjistrimit të këtyre rrugëve në Tiranë, kamerat kanë kapur diçka jo të zakontë.

Saktësisht në rrugën ‘Violeta Manushi’, kamerat e Google Street kanë kapur një skenë llahtari sherri, ku janë përfshirë dy djem dhe 3 gra.

Aparati i gjigantit të njohur ndërkombëtar ka fotografuar rastësisht edhe një zënkë me grushta midis dy të rinjve dhe tri gra ndodhen pranë tyre me sa duket për t’i ndarë.

Fotografitë kapin momente të zakonshme të rrugëve në të gjitha qytetet e botës.

Për ndryshe, rruga mban emrin e aktores së njohur shqiptare, të ndjerës Violeta Manushi.

Më poshtë keni fotografinë nga kjo rrugë e cila është bërë para dy vite dhe që janë bërë virale në internet. /gazetametro.net