Kadri Veseli shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë në Zhur të Prizrenit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vdekur në një shpërthim në Zhur të Prizrenit.

Polici në Zhur ka vdekur në një shpërthim gjatë një operacionit të Policisë të Kosovës, rast në të cilin kanë mbetur të plagosur edhe dy policë të tjerë dhe një fëmijë.

Veseli ka bërë thirrje tek organet e rendit për t’i sjellur sa më shpejtë para drejtësisë meritorët për këtë rast.

“Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të madh mora lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre.