Kabllo e rrymës rrezikon banorët në rrugën “Tringë Ismajli”

Në rrugën Tringë Ismajli, një kabllo e rrymës në tokë po rrezikon banorët.

 Në fotot e dërguara shihet se një kabllo e këputur e rrymës është ende në tokë.

Kjo gjendje e kabllos është prej 3 ditësh ndërsa lexuesi ka treguar se askush nuk ka intervenuar për ta rregulluar problemin.

Në lagje gjithashtu ka shumë fëmijë të cilët mund ta pësojnë nga rryma elektrike.