“Ka edhe raste kur gratë ushtrojnë dhunë mbi meshkujt” (VIDEO)

Besnik Leka koordinator i projektit “Care International” ka theksuar në emisionin Kontakt në Tribuna Channel se ka raste kur edhe femrat ushtrojnë dhunë mbi meshkujt.

Megjithatë, këto raste sipas tij janë shumë më pak, në krahasim me dhunën që ndodh ndaj grave dhe fëmijëve.

Ndaj këtyre dy kategorive të fundit, statistikat tregojnë se dhuna është shumë e pranueshme. Çdo e treta grua në botë, ka raportuar se të paktën një herë ka përjetuar dhunë./GazetaTribuna.