Jo vetëm Haradinaj, edhe deputeti i VV-së ndez cigare brenda Kuvendit

Gjatë fjalimit të deputetit të AAK-së Bekë Berisha, mbrapa tij është parë duke pirë cigare kolegu i tij, Daut Haradinaj.

 

Por nuk është vetëm deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj që tymos cigare brenda Kuvendit.

Në një fotografi të siguruar nga Ekonomia online, vërehet deputeti i VV-së, Artan Abrashi, duke pirë cigare brenda Kuvendit.

Ndryshe, Kuvendi po mban seancë plenare në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin. Në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e votimit të mocionit të mosbesimit. Seanca filloi në orën 11:00 dhe ende po vazhdon.