Jo veç në mbrëmje, ajri i ndotur kaplon Prishtinën edhe mëngjesin e sotëm

Në Prishtinë, ajri po është i ndotur edhe në mëngjes.

Sipas matësve të vendosur nga Ambasada Amerikane në kryeqytet, niveli ndotës shënon shifrën prej 134 PPm, shkruan lajmi.net.

Problematika në fjalë, po e shqetëson Kosovën tash e disa vite.

Ndër shkaktarët kryesorë, nga institucionet thuhet të jetë përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse e po ashtu gazrat e lëshuara nga Termocentralet.

Megjithë masat e ndërmarra, Prishtina shpesh herë e gjen veten ndër kryeqytetet më të ndotura në botë.