Jo veç asfalti i djeshëm, kryetari mbledhë menaxherët dhe iu thotë se nuk toleron punë jo cilësore

Bali Muharremaj nuk e ka ndërmend të lëshojë pe kur në pyetje është cilësia e dobët e punimeve.

I pari i Suharekës ka mbledhur sot në takim menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve duke iu bërë me dije se nuk do të lejojë punë me cilësi të dobët të punimeve.

Pasi e eliminoi dje një punë në Samadrexhë ku asfalti i shtruar ishte tejet i dobët, Muharremaj ka bërë një paralajmërim tjetër.

“Në takim sot i kam njoftuar menaxherët dhe mbikqyrësit e projekteve, që të gjithë operatorët ekonomik që janë në realizim e sipër të projekteve, t’i mbikëqyrin dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë realizimit.Publikisht e deklaroj, se nuk do të ketë tolerime dhe poashtu u kam kërkuar që një gjë të tillë të mos e tolerojnë as ata.

Unë si zakonisht, do të jem në teren dhe nuk do të toleroj më cilësi të dobët të punimeve” shkruan kryetari i Suharekës në njoftim.