Jep dorëheqje drejtori i Arsimit

Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Iset Beka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar  vet Beka.

Ai ka thënë se kanë qenë arsyet personale të cilat e kanë shtyer në këtë vendim.

“Po, mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit. Arsyet kanë qenë personale”, tha shkurtimisht ai.