Javën tjetër rikthehet vjeshta në Kosovë

Ditëve të nxehta mbi vendin tonë siç duke po iu vjen fundi. Temperaturat e larta pritet që të ulen dukshëm në Kosovë. Javën tjetër në vend do të kemi temperatura sikur të ishim në stinën e vjeshtës. Kështu të paktën po thonë matjet e fundit të bëra përmes aplikacioneve të motit në telefonat e mençur.

Ulja e temperaturave do të fillojë nga dita e premte ku më e larta do të jetë 29 gradë celsius, ndërkaq nga e hëna deri të mërkurën pritet të ketë reshje shiu, ku temperatura më e ulët e këtyre tri ditëve do të jetë të mërkurën, 22 gradë celsius.

Kjo bëhet e ditur në aplikacionin për mot The Weather Chanel.