Java e ardhshme më e ngrohtë

Nata e mbrëmshme ishte e acart, sikurse të gjitha netët e kësaj jave.
Sipas Besim Aliut nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, temepraturat në natën e mbrëmshme dhe mëngjesin e sotëm kanë arritur -19 gradë Celsius.

Mirëpo, Aliu tregoi një lajm të mirë.

Sipas tij, nata e mbrëmshme ishte e fundit me temperatura kaq të ulëta.

Ai tregoi se që nga sonte temperaturat minimale do të fillojnë të ngrihen dhe java tjetër do të jetë më e ngrohtë.