Jashari: Prokurorja Speciale ta hetojë edhe “Monstrën”

Ministri i drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari, në një  konferencë për media ka theksuar se edhe rasti “Monstra” edhe ai i “Sopotit’ duhet që të janë objekt analize e Prokurores Speciale,Katica Janeva.

“Rasti i Sopotit, informatë që u publikua, ai rast doemos duhet të jetë në kompetencë të saj. Rasti ‘Monstra’, siç e dini, lideri i opozitës edhe përkundër faktit se theksoi se do t’i publikojë ato  këtë nuk e bëri. Çfarë përmban në këto informata nuk e di, këtë duhet ta analizojë prokurorja.

“Rasti i Kumanovës, edhe për këtë rast nëse ka informacione atëherë eksoficio do të duhet të iniciojë procedurë”, deklaroi  Jashari, raporton zhurnal.mk