Jankullovska nuk kërkon falje për ofendimet ndaj shqiptarëve

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska ka refuzuar të kërkojë falje për fyerjet që, gjatë bisedave të saj telefonike me bashkëpunëtorë, u ka bërë shqiptarëve, duke i quajtur ata “fis i egër” dhe “indianë”.
Jankullovska ka shmangur përgjigjen në pyetjen e gazetarëve lidhur me këto fyerje dhe ka thënë se është “viktimë” e partisë opozitare LSDM, e cira po bën publikimin e bisedave të përgjuara telefonike.

Ajo thotë se, pavarësisht se në telefonatat e përgjuara dëgjohet të ofendojë zyrtarët shqiptarë, marrëdhëniet me BDI-në, partinë shqiptare në koalicion në Qeverinë e Shkupit me partinë e Jankullovskës, VMRO-DOMNE-në, janë në nivelin më të lartë, dhe mes partnerëve ka respekt të dyanshëm.

“Opozita thotë shumë gjëra, megjithatë faktet dëshmojnë se ato nuk janë të sakta. Marrëdhëniet tona në Qeveri, në institucione janë në nivel të lartë profesional me respekt të ndërsjellë”, është shprehur Jankullovska.

Sipas telefonatave të shpalosura nga LSDM-ja, kjo nuk është hera e parë që e para e policisë maqedonase dëgjohet të ofendojë rëndë komunitetet, jo vetëm atë shqiptar por edhe romët