Jahjaga në Mynih, flet për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Mynih në Konferencën për Siguri, raporton Gazeta Express.

Jahjaga përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është pjesëmarrëse në tryezën “Ndryshimi i Perceptimeve për Lidership të mirë”, ku është diskutuar për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse.

Gjithashtu, edhe për mënyrën se si duhet të tejkalohen ato.

“Gjatë diskutimit, dhashë perspektivën e Kosovës për çështjet gjinore dhe progresin që është bërë gjer më tani”, ka shkruar ish-presidentja.

Këshilli i Grave Lidere të Botës, në kuadër të Konferencës së Munich-ut për Siguri, ka organizuar një tryezë të…

Publiée par Atifete Jahjaga sur Vendredi 14 février 2020