Ja sa miliona harxhon Edi Rama, vetëm për kravata (FOTO)

Sot kryeministri Edi Rama doli të flasë për një temë të ndjeshme, atë të karburanteve, me një kravatë me papagall në qafë. Që kryeministri shqiptar është një mashkull që vishet me shije, për këtë nuk asnjë dyshim. Siç nuk ka dyshim gjithashtu që kjo shije e tij është e kushtueshme, shumë e kushtueshme, shkruan Lapsi.al.

Sipas të njëjtit portal, kravatat plot fantazi, të zgjedhura e përzgjedhura sipas eventeve ku merr pjesë i pari i qeverisë, janë kthyer tashmë në shenjën e vetme ekstravagante të artistit që u bë politikan. Ky simbol i të kaluarës artistike, bie shumë në sy, brenda dhe jashtë Shqipërisë, kur i bashkangjitet kostumve chic klasik të Edi Ramës.

E si çdo gjë veçantë, edhe kravatat unikale të Edi Ramës, e kanë një çmim. Duke patur parasysh që kryeministri i ndërron ato çdo ditë, madje edhe dy herë në ditë, dhe duke llogaritur një çmim normal prej 100 euro, rezulton se njeriu që qeveris shqiptarët harxhon rreth 40 mijë euro në vit vetëm për kravatat.