Ja pse PDK-ja duhet dhe do t’i fitojë zgjedhjet

Profesori dhe anëtari i Këshillit Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ibrahim Gashi, ka bërë me dije se PDK-ja është oferta më e sigurt për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Në një intervistë të dhënë, ai ka thënë se të gjitha subjektet e tjera që më 6 tetor i ofrohen qytetarit të Kosovës si alternativë kanë të meta.
Teksa ka treguar se pse duhet dhe do të fitojë PDK-ja edhe këtë herë, Gashi ka thënë Lëvizja Vetëvendosje deri më tani e ka mohuar shtetin e Kosovës, LDK-ja nuk ka treguar guxim për vendime të mëdha, kurse AAK-ja ka sjellë ftohjen e raporteve me ShBA-në.

“Bindja ime e thellë, duke e përcjell parafushatën dhe duke e njohur fuqinë reale të një strukture të konsoliduar të PDK-së, është se më 6 tetor me rezultatin e saj PDK-ja do ta bëjë diferencën e mjaftueshme sa për të mos e konsideruar se do të ketë garë të ngushtë me asnjërën nga partitë rivale”, ka thënë Gashi.