Ja cili ministër e ka shkelë Kushtetutën (VIDEO)

Genc Nimoni nga organizata Çohu thotë se luftimi i korrupsionit nuk mund të luftohet për një vit, por që do duhej vite që një gjë e tillë të ketë progres.

Ai ka përmendur një rast kur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ftuar përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë që ta luftojnë korrupsionin, e kjo gjë sipas tij është antikushtetues.

“Kemi parë se si ministri i Drejtësisë, i mbledh këta përfaqësuesit e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe hajde t’ia bëjmë disi se na ka mbet edhe kriteri i korrupsionit. Pra ky veprim është një shkelje e drejtëpërdrejtë dhe shkelje e Kushtetutës. Pra luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk luftohet për një vit”, ka thënë Nimoni.