Ja çfarë moti do të kemi në ditët në vazhdim

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të lartë atmosferikë. Këto masa të ftohta do të jenë prezentë vetëm edhe nesër, në orët e para të ditës, kurse nga dita e diele do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas njoftimit, të dielen si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlarat ekstremale ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga -3 deri 1 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales,në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3m/s.