Ivanov: Siguria mbi të gjitha!

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas mbarimit të Këshillit të Sigurisë, kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë të qetë në këtë moment kritik për shtetin dhe ka shprehur keqardhje për tetë pjesëtarët e policisë që humbën jetën.

“Qëllimi ishte parandalimi i sulmeve të koordinuara terroriste në vende të ndryshme që synonin të shkaktojnë destabilizim serioz. Policia ka ndërmarrë veprimet me qëllim për të parandaluar viktimat civile. Kam pasur në të kaluarën një konsultim me Këshillin e sigurisë për qëllimin e këtij grupi, dhe është konstatuar se ky grup nuk e ka mbështetjen as në vend as në rajon”.

“Jemi bashkë në këto momente me liderët e partive politike, sepse siguria e shtetit është mbi të gjitha”, tha ai.

Në këtë takim nuk morën pjesë liderët e BDI-së dhe të PDSH-së, por dërguan përfaqësues. Në takim ishte i pranishëm lideri i LSDM-së, Zoran Zaev./Shenja/