Ivanov gjatë ditës do të jap llogari para ambasadorëve të huaj

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do t’i presë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes Bejli, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav dhe shefin e Misionit të OSBE-së Ralf Bret.

Në takim, ashtu siç kumtoi kabineti i Ivanovit, do të marrin pjesë edhe kapiteni Rumen Radev, shef i zyrës për lidhje me NATO-n dhe ambasadori i Republikës së Turqisë Omur Sholendil, si ambasador kontakti me NATO-n.

Gjatë takimit Ivanov do ti njoh ambasadorët edhe me rastin e Kumanovës/Gaztea Tribuna/