Isufi: ’Konflikti’ Thaçi-Haradinaj, mund ta çojë vendin në zgjedhje

Numri dy i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se mospajtimet mes Thaçit e Haradinajt, mund edhe të prodhojë zgjedhje të parakohshme.

Por shefi i Grupit Parlamentar, Ahemt Isufi thotë se për mbajtjen e zgjedhjeve nuk janë të gatshme asnjë parti politike në vend.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se Kosova ka nevojë që të konsilidohet dhe të zhvillohet ekonomikisht, që gjithashtu të pranohet në disa organizata të rëndësishme.