Islam Pacolli pretendon se Nisma i ka prishur punë AKR’së

Ish-deputeti i Aleancës Kosova e Re në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend. 

Pacolli ka thënë se AKR’ja do të vepronte ndryshe nëse do të shkohej përsëri në zgjedhje.

Ai ka thënë se koalicioni me Nismën Socialdemokrate ka qenë në rregull, por si e vetme AKR do të dilte më mirë në zgjedhje.

“AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”.