Ish-presidenti Bill Clinton mbërrin në Prishtinë

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka mbërritur në Kosovë.

Ai sapo ka zbritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Ai është nisur menjëherë në drejtim të Prishtinës me eskortën e tij zyrtare.

Clinton do të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.