Ish-deputeti i PDK-së ftohet nga Specialja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, dhe mjeku i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët më të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njollos dhe ta gjykoj askush!”

Deri më tani ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës së Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, dhe ish-komandanti i ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit Lah Ibrahimaj, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Bashota, Time Kadrija, Sylejman Selimi, Bashkim Ndrecaj, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Remzi Shala, Safete Hadergjonaj, Naim Maloku, Lulzim Kabashi.