Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nuk i bën përshtypje ultimatumi i opozitës.
Ai deklaroi se e kanë një program qeverisës që do të implementojnë dhe nuk do të merret me atë çka thotë opozita.
Këto komente ai i ka bërë gjatë vizitës së në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2015.
Ky panair mbahet për të 17-ën herë me radhë dhe organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ”Albexpo Group” nga Tirana. /Gazeta Tribuna/